NËNTË (9) MASAT E PAKOS PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE



By: Genc Namani

Comments: 0

Qeveria e Kosovës dje ka organizuar një takim me organizata e institucione të ndryshme për të diskutuar rreth Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike e ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës z.Avdullah Hoti.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi e ku është biseduar për mënyrat dhe mundësitë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë Covid-19.

Kryeministri Hoti ka paraqitur orientimet dhe synimet e Qeverisë me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike si dhe ka paraqitur nëntë masat në këtë drejtim.

Duke folur në këtë takim, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi fillimisht informoi të pranishmit se “Asociacioni i Komunave të Kosovës do të analizojë situatën mbi nevojat emergjente të komunave përgjatë periudhës Covid 19 dhe besojmë që do të bëhet një vlerësim përfundimtar i dëmeve që janë shkaktuar në Kosovë nga Pandemia Covid19 në nivel lokal.
Asociacioni i Komunave, përmes këtij studimi, synon të kuptojë ndikimin aktual socio-ekonomik të Covid-19 në komunat e Kosovës, si dhe të identifikojë nevojat emergjente për komunat përkatëse. Një konferencë përmbyllëse me donatorë, komuna dhe institucionet qendrore do ta prezantojmë këtë analizë.

Poashtu sfidë tjetër do të jetë rënia e të hyrave vetanake (për shkak të situatës emergjente, por edhe disa “mini” pako që komunat kanë dizajnuar për ndihmë bizneseve) andaj si rrjedhojë, mund të hasen probleme në ekzekutimin e projekteve të planifikuara dhe kështu Komunat kanë nevojë për fonde shtesë.
Poashtu, mos përfshirja e bujqëve në pakon emergjente fiskale. Sipas Komunave, bujqit do të duhej të përfshiheshin edhe në pakon e parë edhe në këtë të dytën.

Një sfidë tjetër e Komunave në këtë fazë është Ligji i prokurimit dhe procedurat e tij. Shumica e komunave, për shkak të pandemisë COVID 19 nuk kanë pasur mundësi të fillojnë procedurat e prokurimit për shume projekte. Nëse nuk shkurtohen disa procedura, atëherë komunat nuk do të mund t’i realizojnë shumë investime kapitale dhe ti shpenzojnë mjetet dhe kështu ndikon në përformancën e institucioneve lokale.

Në anën tjetër, mundësia e gjetjes së donatorëve për të përkrahur sektorin e shërbimeve, sepse për bindjen e pushtetit lokal, kjo paraqet një shans të mirë për vendin për shkak të faktorëve ekzistues zhvillimore, siç janë popullata e re dhe zhvillimi i hovshme i sektorit të teknologjisë informative gjate viteve te fundit. Kosova mund të përjetoj një ringjallje në qoftë se orienton energjinë e saj drejt digjitalizimit.

Pikë tjetër mund të jetë rritja e subvencionimit në sektorët e zhvillimit ekonomik të cilët do të ndikojnë direkt në ruajtjen e vendit te punës dhe zbutjen e papunësisë si edhe mundësia e rimburEsimit më të shpejtë të TVSH dhe zbutjes së gjobave nga ATK-ja.
Dhe për fund, përkrahja e vazhdueshme e bizneseve (kryesisht bizneseve të vogla dhe të mesme) përfshirë edhe bujqit dhe blegtorët për të siguruar tregun pas situatës të cilën gjendemi duhet të jetë njëri ndër prioritetet e programeve të Shtetit në procesin e rimëkëmbjes ekonomike – tha ndër të tjera Drejtori Ibrahimi.

Pakoja për rimëkëmbjen ekonomike e paraqitur në këtë takim, përmban nëntë (9) masa.

1. Lehtësimi i qasjes në financa
a) fondi për garantimin e kredive
b) kosto e riprogramimit

2. Zvogëlimi i barrës tatimore
a) shtyrja e pagesës së tatimeve
b) mbulimi i 5% të kontributit pensional

3. Masa e mbështetjes së punësimit
a) puna nga shtëpia
b) digjitalizimi i tregtisë dhe shërbimeve

4. Bujqësia
a) dyfishimi i buxhetit për bujqësi
b) ngritja e kapaciteteve deponuese të prodhimeve bujqësore

5. Kërkesa agregate
a) ndryshimi i Ligjit për Trustin pensional

6. Ndihmë për Ndërmarrjet Publike (NP) për mbulimin e kostos minimale të shpenzimeve
a) mundësia e marrjes se kredive nga NP-të

7. Rishikimi i Buxhetit

8. Banka Qendrore – Fondi i sigurimeve

9. Mobilizimi i fondeve që synohet të arrijë deri në 1.2 miliardë euro.

Për zbatimin e këtyre masave do të krijohen Grupe Punuese qeveritare gjithëpërfshirëse dhe do të zhvillohet një ligj i veçantë, enkas për zbatimin e këtyre masave.