ASOCIACIONI I KOMUNAVE PËRFITON EDHE NJË PROJEKT NGA GIZ/ORF



By: Genc Namani

Comments: 0

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka zgjeruar bashkëpunimin me GIZ/ORF (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore) me nënshkrimin e Marrëveshjes në kuadër të projektit “Drejt përmirësimit të transportit dhe lëvizshmërisë në komunat e Kosovës”.

Ky projekt njëvjeçar parasheh krijimin e planeve të qëndrueshme të mobilitetit urban për komunat.

Meqenëse Kosova është e vendosur të përmbushë standardet evropiane në rrugën e saj drejt pranimit në BE, qeveritë qendrore dhe ato lokale po punojnë gjithnjë e më shumë në krijimin e zgjidhjeve funksionale dhe të qëndrueshme për transport dhe lëvizshmëri urbane.

Duke pasur parasysh këtë rrugëtim dhe përfitimet e shumëfishta të mobilitetit të qëndrueshëm urban për qeveritë lokale, përmes këtij projekti Asociacioni i Komunave të Kosovës synon të pajisë komunat me plane të qëndrueshme të mobilitetit urban.

Projekti synon të mbështesë komunat për të përmirësuar sigurinë, u ofron qytetarëve shërbimet dhe opsionet e transportit që mundësojnë aksesin në destinacionet kryesore, zvogëlimin e ndotjes së ajrit e zhurmës dhe konsumin e energjisë, përmirësimin e efikasitetit e kosto-efektivitet të transportit të personave e mallrave dhe kontribuojnë në rritjen e atraktivitetit dhe cilësisë së urbanistikës, mjedisit dhe dizajnit urban për përfitimet e qytetarëve.

Në kuadër të Projektit do të organizohet edhe “Java Evropiane e Lëvizjes 2019” dhe gjithë projekti do të mbulohet me 55.000 euro në periudhën njëvjeçare.