ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS MBAJTI KUVENDIN E PËRGJITHSHËM VJETOR



By: Genc Namani

Comments: 0

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe Kryetarët e Komunave. Kryetari i AKK-së z.Agim Veliu hapi punimet e Kuvendit dhe paraqiti para të pranishmëve agjendën e punës së këtij takimi, të organit më të lartë të Asociacionit të Komunave të Kosovës e cila u miratua nga të pranishmit.

Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës dhe atë financiar për vitin 2018 si dhe shqyrtoi Planin e Punës së AKK-së për vitin 2019 dhe për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Kosovës gjatë këtij viti.

Gjatë paraqitjes së Raportit të Punës të AKK-së për vitin 2018, kryetari z.Agium Veliu, ndër të tjera, tha se “sa i përket punës së AKK-së gjatë vitit 2018, në cilësinë e kryetarit, do të përpiqem që shkurtimisht të paraqes disa nga pikat kryesore të realizuara nga ana e strukturave të AKK-së në shërbim të interesave të Komunave, sepse më gjerësisht ato janë përshkruar në Draft – Raportin e Punës 2018.
Edhe gjatë vitit 2018, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, ofrimit të shërbimeve të avancuara dhe përmirësimit të performancës së komunave, konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së dhe performancës së mirë financiare. Këto aktivitete janë të bazuara në Planin Strategjik të AKK-së për vitin 2016-2020, Planin Vjetor 2018 si dhe në agjendën legjislative të Qeverisë dhe Parlamentit si dhe prioritetet e përcaktuara vjetore nga strukturat udhëheqëse.

AKK-ja është kyqur në agjendë legjislative të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve tjera ligjore në ekzekutiv dhe ka marrë pjesë në trupat e Parlamentit në takime dhe në disa dëgjime publike për të mbështetur qëndrimet dhe interesat e komunave të Republikës së Kosovës.
AKK-ja ka adresuar rreth 129 kërkesa e rekomandime në nivelin qendror nga të cilat 121 janë pranuar dhe rezultati i inkorporimit të tyre në aktet ligjore dhe në interes të komunave shkon në 94 për qind.
Në këtë periudhë lobimi, AKK-ja ka qenë e përqendruar në:
1. Projektligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës;
2. Projektligji për Zyrtarët Publik;
3..Projektligji për Pagat;
4. Projektligji për Miniera dhe Minerale.
5. Koncept Dokumenti në ligjit të Financave të Pushtetit Lokal

AKK-ja ka vazhduar të mbaj kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me komunat. Tek komunat janë dërguar mbi 90 shkresa të ndryshme, njoftime, raporte, kthim përgjigje, projekt-ligje, projekt-rregulloret, rekomandime, propozim qëndrime, etj.
Gjatë vitit 2018 AKK-ja ka marrë pjesë në një numër të madh takimesh të grupeve punuese të ndryshme qeveritare dhe Komisioneve Parlamentare me qëllim të dhënies e vërejtjeve dhe sugjerimeve si dhe shqyrtimin e projektligjeve gjatë shqyrtimit të legjislacionit.
Në mes numrit të madh të aktiviteteve lobuese dhe avokuese gjatë vitit 2018, shumë prej tyre në baza ad-hoc/urgjente të detajuara në këtë raport, ku temat e mëposhtme të suksesshme të lobimit meritojnë vëmendje të veçantë pasi që ato ndikojnë drejtpërdrejt në çështjet financiare dhe menaxhuese të komunave si Peticioni si formë e re presioni në lobim, miliona euro më shumë për komunat nga lobimi i AKK-së, renta minerare 20 %, do të ju ndahet komunave ku operojnë bizneset, Projektligji për Ndërmarrjet Publike, Projektligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Impakti i AKK-së në Këshillin për Zhvillim Ekonomik, Koncept dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal.

Bashkëpunimi me partnerë, AKK-së i ka ndihmuar në lobim e avokim, si dhe në realizimin e shumë projekteve ku komunat kanë përfituar drejtpërdrejtë qoftë në fonde, përkrahje financiare, projekte, ofrim të shërbimeve, trajnime, punëtori, shkëmbim të përvojave etj.
Partneriteti i AKK-së me projekte të ndryshme ndërlidhet në këto aktivitete kryesore:
– Projekt bashkëpunimi me GIZ në fushën e Shërbimeve Publike Komunale si për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Eficiencën e Energjisë në komuna,
– Projekte të përbashkëta në fushën e qeverisjes lokale kemi pasur me: OSBE (Transparenca Komunale; Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor, Kolegjiumi i Administratës, Kolegjiumi për Inspeksion),
– TEAM/USAID (Kolegjiumi për Buxhet dhe Financa, Kolegjiumi për Prokurim, Kolegjiumi i Udhëheqësve të Personelit),
– UN-HABITAT (Kolegjiumi për Planifikim Hapësinor),
– Bashkëpunimi me OSBE-në, në fushën e sundimit të ligjit
– Bashkëpunimi me Projektin e Komisionit Evropian “Mbështetje në zbatimin e pakos së tretë të Energjisë, Ne Efiçiencën e Energjisë dhe të Rinovueshme” zbatuar nga ‘GFA Consulting Group’.
– Bashkëpunime në projekte të veçanta me DEMOS, EU Commision, Council of Europe etj.

Tek Ndërtimi i Kapaciteteve, bazuar në pikën 4.4 të Strategjisë 2016-2020 së AKK-së dhe interesin e lartë të shprehur nga komunat për zhvillim të kapaciteteve, në janar AKK ka formuar Njësinë e Trajnimit. Njësia e Trajnimit ka hartuar Strategjinë e Veprimit për vitin 2018-2021 dhe planin inicial të aktiviteteve të saj. Për me tepër, në bashkëpunim dhe në konsultim të ngushtë me anëtarët e Kolegjiumeve të AKK-së janë identifikuar shtatë module potenciale për trajnime.

Në drejtim të ngritjes së kapaciteteve komunale, AKK-ja ka mbajtur trajnimet e gjithë anëtarëve të Kuvendeve të Komunave. Trajnimet janë organizuar në 5 regjionet me nga 9 module. Në trajnimet për anëtar të KK-ve kanë marrë pjesë mbi 850 persona në çdo modul. Këto trajnime janë vlerësuar nga trajnuesit përmes formës së vlerësimit dhe nga kjo formë ka rezultuar që anëtart e KK-ve kanë kërkuar edhe trajnime të tjera. Janë mbi 80 propozime për trajnime nga anëtarët e KK-ve.

Gjithashtu në fushat dhe prioritete e përcaktuara nga vet kolegjiumet dhe në bashkëpunim me partnerët në vitin 2018 përmes AKK-së janë organizuar trajnime dhe punëtori të ndryshme në të cilat kanë marrë pjesë mbi 1800 pjesëmarrës, Drejtor të emëruar komunal por edhe zyrtarë komunalë të cilët janë përgjegjës për fushat e caktuara të veprimit në komuna.

Në anën tjetër AKK-ja ka respektuar plotësisht obligimet statutore edhe gjatë vitit 2018. Është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor, Bordi ka mbajtur 5 takime dhe Këshilli i AKK-së është takuar më shumë se 5 herë gjatë vitit 2018.

Tek Kolegjiumet Profesionale, përveç konsolidimit me struktura të reja, secili kolegjium ka mbajtur së paku 6 takime ndërsa janë mbajtur më shumë se 45 takime të kryesive të Kolegjiumeve. Janë zhvilluar së paku dy qëndrime për secilin Kolegjium gjatë vitit 2018 – tha ndër të tjera kryetari Veliu në ekspozën e tij drejtuiar Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së.

Duke marrë fjalën , z.Naim Ismajli – kryetar i Komunës së Shtimes tha se dakordohem me fjalën e kryetarit dhe mund të vlerësojmë se AKK-ja ka arritur maturitetin e vetë në lobimin për interesa e shërbime ndaj komunave ashtu edhe në përfaqësimin në arenën ndërkombëtare. Si njëri nga udhëheqësitë e Asociacionit e kam të njohur faktin se AKK-ja është model në Evropën Juglindore dhe shpesh ne jemi ftuar për të paraqitur përvojat tona të mira e të suksesshme si organizatë që përfaqëson komunat e një vendi. Me tutje, kryetari Ismajli potencoi se, nga raportin 2018 kuptuam se 94% të rekomandimeve tona janë inkorporuar në aktet ligjore të institucioneve qendrore dhe kjo është shifër reale karshi punës dhe angazhimit që ka bërë Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në këtë drejtim ai potencoi Ligjin e Pagave, Ligjin për shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës që është bërë punë e pamohueshme me vite të tëra. Ndërsa duke folur për sfidat e këtij vitit, kryetari Ismajli spikati disa çështje që duhet shtrirë tutje lobimin dhe aktivitetin si e drejta e komunave për rishikim buxhetor gjatë vitit që ka efekt të madh tek komunat, lejimin e strukturimit të buxheteve komunale sipas nevojave të komunave dhe qytetarëve tanë, problemet e marrëveshjeve të Ministrive të linjes me sindikata të caktuara ku vendimet e tyre po duhet zbatuar në nivelin komunal, problemin e centralizimit të disa shërbimeve nga institucionet qendrore të prokurimit si ajo e çertifkatave, pastaj financimi i projekteve ad-hoc të disa ministrive nëpër komuna etj. Në fund kryetari falenderoj edhe një herë Bordin e AKK-së dhe stafin ekzekutiv të Asociacionit për punën e bërë, pastaj partnerët tanë si SDC etj. për mbështetjen ndaj punës sonë.

  1. Xhafer Tahiri – kryetar i Komunës së Vushtrrisë, falenderoi me këtë rast AKK-në për punën e bërë gjatë vitit 2018. Kryetari Tahiri tha se çmojmë bashkëpunimin që ka pasur me neve dhe shpresojmë se ky ritëm do të vazhdoj edhe këtë vit dhe në të ardhmen. Një çështje që duhet shtyer tutje janë projektet e bashkëpunimit ndërkomunal që besojmë se Asociacioni do të angazhohet edhe më tutje meqë këtë organizatë ne e shohim si derën e vetme që na del në krah dhe mbështet gjithnjë neve si komuna.

Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së pas diskutimeve kanë aprovuar me unanimitet Raportin e Punës dhe Raportin Financiar të AKK-së për vitin 2018.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së. Z.Ibrahimi paraqitit katër objektivat e planit 2019 dhe projektligjet të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës me theks të veçantë do të fokushet këtë vit për të lobuar në drejtim të interesave të pushtetit lokal të Kosovës.

Në këtë takim vjetor u debatuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në Kosovë.