“Agjenda 2030 në komunën time: Manual për praktikuesit për lokalizimin e objektivave të   zhvillimit të qëndrueshëm”.



By: Genc Namani

Comments: 0

Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore- NALAS njofton të gjithe anëtarët e vet që së fundmi ka publikuar në faqen zyrtare manualin për lokalizimin e Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të). Ky manual i quajtur “Agjenda 2030 në komunën time: Manual për praktikuesit për lokalizimin e objektivave të   zhvillimit të qëndrueshëm” është hartuar në bashkëpunim me GIZ dhe do tu shërbejë të gjitha komunave në rajon.

Në vitin 2015, vendet anëtare të OKB-së miratuan Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të) së bashku me parimet e zbatimit, të cilat përfaqësojnë vizionin për botën që ne duhet të përpiqemi ta shëndrrojmë deri në vitin 2030.

Këto 17 objektiva së bashku  me 169 qëllime mbulojnë një pjesë të gjerë të politikave sektoriale. Qeveritë lokale dhe rajonale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e SDG-ve, duke bërë fushatë të suksesshme për Qytete dhe Bashkësi të Qëndrueshme(SDG 11) dhe për njohjen ndërkombëtare të rolit kryesor të qeverisë lokale dhe rajonale në zhvillimin e qëndrueshëm. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 duhet të arrihen në nivel global, kombëtar dhe lokal. Suksesi i kësaj agjende ambicioze varet nga përfshirja aktive e çdo niveli qeverisës dhe një numër të madhë të palëve të interesuara. Korniza e SDG-ve së bashku me përcaktimin e objektivave dhe qëllimeve duhet të përshtatet me situata konkrete dhe nevoja specifike në mënyrë që të krijohen benefite për njerëzit dhe kushtet e tyre të jetesës. Ky proces i marrjes në konsideratë nivelin lokal në përmbushjen e Agjendës 2030, është ajo që ne e quajmë “Lokalizimi i SDG-ve”. Lokalizimi ka të bëjë me atë se si SDG-të mund të ofrojnë një kuadër për politikën e zhvillimit lokal dhe se si qeveritë lokale dhe rajonale mund të mbështesin arritjen e SDG-ve përmes veprimeve nga poshtë lart. Në këtë aspekt, kapacitetet e strukturave komunale për të zbatuar Agjendën  2030 dhe për të monitoruar përmbushjen e SDG-ve në nivel lokal si dhe përfshirja e aktorëve publikë, privatë dhe të shoqërisë civile janë vendimtarë.

Ky manual është hartuar për të shërbyer pikërisht për këtë qëllim. Të ndihmojë praktikuesit në nivel komunal për të përmirësuar njohuritë e tyre lidhur me rëndësinë e Agjendës 2030 dhe SDG-ve në nivel lokal, për të rritur kapacitetet e tyre për t’u bërë promotorë të SDG-ve si dhe për të qenë në gjendje të informojnë palët e tjera të interesit.

Manuali ofron informata kyçe në lidhje me SDG-të, shpjegon rolin e komunave në zbatimin e tyre dhe shqyrton mjetet e ndërgjegjësimit që komunat mund t’i përdorin për të sjellë SDG-të më afër qytetarëve të tyre. Manuali gjithashtu ofron një sërë shembujsh nga rajoni dhe më gjerë që ilustrojnë se çfarë kanë bërë komunat për të promovuar SDG-të dhe se si kjo ka ndikuar në mirëqenien e tyre.

Manuali gjithashtu ofron një këshillë për integrimin e SDG-ve në strategjitë lokale si dhe shpjegon rolin që Asociacionet e Qeverive Lokale dhe NALAS luajnë në mobilizimin e komunave për të arritur SDG-të.

Për më tepër informata dhe detaje tjera mund ti referoheni raportit ne linkun http://www.nalas.eu/News/SDGs_Handbook në formatin PDF .