ASOCIACIONI I KOMUNAVE KOORDINON AKTIVITETET ME PARTNERËT E QEVERISJES LOKALE



By: Genc Namani

Comments: 0

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin e rregullt me partnerët e saj në takimin “Miqtë e AKK-së” në Prishtinë, me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve me partnerë të përfshirë në aktivitetet dhe projektet e qeverisjes lokale në Kosovë.

Në këtë takim ku morën pjesë përfaqësuesit e organizatave partnere dhe mbështetësve të AKK-së, fjalën hapëse e mbajti z.Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i AKK-së ku njoftoi të pranishmit në pika të shkurta për natyrën dhe qëllimin e takimit, theksoi rolin e veçantë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët qe merren me qeverisjen lokale në projekte të ndryshme në interes të komunave, po ashtu në veçanti theksoi përfshirjen dhe koordinimin e përbashkët gjatë lobimit në interes të autoriteteve lokale.

Ndërsa z. Gani Berisha – Menaxher i Programit në AKK, bëri prezantimin e arritjeve të Asociacionit të Komunave përmes punës dhe angazhimit në fusha të ndryshme, me qëllim të forcojë dhe të intensifikojë më tej përfshirjen e saj në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së, përmes aktiviteteve të bazuara në agjendën legjislative dhe prioritetet e përcaktuara vjetore nga strukturat udhëheqëse të Asociacionit.

Para përfaqësuesve të organizatave partnere të Asociacionit të Komunave të Kosovës u prezantuan Raporti i Punës 2019 (narrativ dhe tabelar), Rekomandimet për vitin 2018 që AKK-ja ka dërguar për projektligje të ndryshme (me përqindje të inkorporimit të tyre), Listën e trajnimeve që janë mbajtur me zyrtarë të ndryshëm komunalë si dhe Planin e Punës për vitin 2019.

Nga shumica e pjesëmarrësve, përfaqësues të organizatave partnere të AKK-së u paraqitën edhe aktivitetet e tyre në fushat e ndryshme ku mund të ketë bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve të përbashkëta së bashku me komunat në realizimin e objektivave të qarta të cilat kanë gjatë mandatit të tyre këto organizata.

Në takimin “Miqtë e Asociacionit të Komunave” morën pjesë përfaqësuesit e SDC, USAID TEAM, OFAP, SDC/AQH, GIZ/CDBE, EU/GFA, UN/HABITAT, GIZ/KEEP, NALAS, HELVETAS, DEMOS, OSCE.