ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS KËRKON QË TË NIS PROCESI I RICIKLIMIT TË MBETURINAVE



By: Genc Namani

Comments: 0

Sot në një konferencë është përmbyllur fushata “Ta pastrojmë Kosovën” e cila filloi me 15 shtator të vitit të kaluar. Në këtë konferencë janë prezantuar të arriturat gjatë fushatës tremujore dhe është bërë shpallja e komunave fituese. Në konferencë morën pjesë kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, Kryetarët e Komunave, ministrat e përfshirë në task-forcën nacionale, si dhe akterët që kontribuan në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Duke folur në këtë Konferencë, z.Agim Veliu – Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës potencoi se Komunat e Republikës së Kosovës duke qenë pjesë e rëndësishme e Aksionit Nacional “Ta pastrojmë Kosovën”, kanë dhënë kontributin e tyre institucional dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen pa asnjë hezitim.
Komunat janë aktori kryesor në ndërlidhjen mes qytetarit dhe veprimit institucional edhe në këtë aksion, Kryetarët e Komunave gjatë këtyre muajve ishin në krye të këtij aksioni, me qëllimin e vetëm që të krijojmë një mjedis të pastër, të qëndrueshëm dhe të jetueshëm për qytetarët tanë.

Me tej, kryetari Veliu shtoi se me këtë aksion, kryetarët e komunave por edhe udhëheqësitë tjerë lokal kanë vlerësuar se aksioni i tillë duhet të determinmoj synimin tonë kolektiv për të krijuar një jetë më të mirë për banorët e vendeve të bukura kudo nëpër Kosovë.
Ky aksion në të njëjtën kohë krijojn një mjedis dhe imazh edhe për investimet e ardhshme në komunat tona, kryesisht të investitorëve ndërkombëtar, meqë me këtë tregojmë se jo vetëm duam zhvillim por edhe dijmë dhe mundemi ta mbajmë pastër ambientin tonë për t’u zhvilluar tutje.

Në këtë aksion, përveç eliminimit të mbeturinave, Komunat kanë vlerësuar mundësitë për krijimin e parqeve të reja si zëvendësim i asaj që duket e shëmtuar dhe e keqe më të mirën, me gjelbërimin. Por kjo në rradhë të parë varet edhe nga qytetarët tanë sa janë të vetëdijësuar për këtë çështje, por vart edhe nga investimet komunale e qeveritare në këtë drejtim.

Komunat me gjithë aparatin institucional janë angazhuar që ky aksion të ketë efektin e vetë, jo vetëm në heqjen dhe pastrimin e mbeturinave por edhe të forcimit të një kulture të përgjithshme qytetare e shoqërore për rreziqet dhe pasojat për të ardhmen e fëmijëve tanë nga një ambineti i ndotur e me mbeturina.

Jemi të vetëdijshëm se Komunat e Kosovës dhe përgjithësisht qeverisja lokale në nivel vendi duhet të angazhohet edhe më fuqishëm, që së bashku edhe me mekanizmat tjerë operativ, jo vetëm të pastrimin e mbeturinave por edhe në mbajtjen e pastër të Komunave tona në veçanti por edhe Kosovës sonë të bukur në përgjithësi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në shumë raste ka kërkuar që procesi i riciklimit të mbeturinave të fillojë sa më shpejt që është e mundur në nivel nacional. Varrosja e mbeturinave nëpër vendet e Evropës shihet si e kaluar, pra ka mbetur në histori kurse ricklimi është nevojë imediate për Kosovën.

Besojmë se vetëm kështu mund të tregojmë se mundemi të jemi një vend që e duan të gjithë si për të jetuar ashtu edhe për të investuar.
Investimi në një ambient të pastër garanton një zhvillim por edhe një jetë të mirë e të qëndrueshme për qytetarët tanë – tha ndër të tjera kryetari i AKK-së z.Agim Veliu.