KOLEGJIUMI PËR ARSIM PARTNER ME CARITASIN ZVICERAN NË ZGJERIMIN E RRJETIT DHE PJESËMARRJEN E FËMIJËVE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR



By: Genc Namani

Comments: 0

KOLEGJIUMI PËR ARSIM PARTNER ME CARITASIN ZVICERAN NË ZGJERIMIN E RRJETIT DHE PJESËMARRJEN E FËMIJËVE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bashkëpunim dhe mbështetje të Caritas Zviceran organizoi takimin e Kolegjiumit për Arsim, me qëllim informimin dhe shpalosjen e projektit të ri ‘’Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonomin’’ në zgjerimin e rrjetit dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin parashkollor.

  1. Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv, në fjalën e tij theksoi se Asociacioni i Komunave do të jetë partner me Caritasi-in në koordinimin e aktiviteteve dhe zbatimin e tij përmes Kolegjiumit të Arsimit në ofrimin e mundësive për investime në shkolla të ndryshme (rrjetin shkollor) në aspektin e edukimit, por edhe atë të përmirësimit të infrastrukturës në pajisje dhe trajnime për arsimin parashkollor.

Ndërsa lidhur me këtë projekt z. Daniel Bronkal – Drejtor Rajonal për Ballkanin Perëndimor, falënderoj AKK-në për bashkëpunimin dhe nënvizoj se qëllimi i Caritas është të përmirësojë qasjen e fëmijëve në Kosovë në arsimin parashkollor dhe mësimdhënie me cilësi më të lartë që plotëson standardet moderne të pranuara ndërkombëtarisht. Edhe pse ka pasur një bashkëpunim me Komunat në të kaluarën, synimi është zgjerimi në shtrirjen gjeografike të këtij projekti së bashku me Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në ndërgjegjësimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve në sistemin parashkollor.

Sa i përket zhvillimit të projektit “SHPRESE – Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”, znj. Krenare Lleshi dhe znj. Erika Masina nga Caritas shpjeguan ndër te tjera se të paktën 6.500 fëmijë të moshës 5-6 vjeçare do të përfitojnë nga qasja e përmirësuar në edukim ku përfshijnë masat për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në arsimin parashkollor, rritjen e kualifikimit dhe trajnimin e edukatorëve si dhe përmirësimin e rëndësisë së arsimit në kërkesat e tregut të punës dhe fuqizimin e mekanizmave të llogaridhënies nëpërmjet vlerësimit të performancës së edukatorit, inspektimit dhe testeve të jashtme.

Ndërkaq nga ana e Kolegjiumit për Arsim z. Besim Avdimetaj si Kryesues i Kolegjiumit pasqyroj bashkëpunimin e mëhershëm me sukses në koordinim me Caritas, dhe shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e Drejtorive Komunale për Arsim (DKA) për kooperim ku të përfitojnë nga qasja e përmirësuar në arsimin parafillor përmes klasave të pajisura me materiale mësimore dhe mësimdhënie cilësore. Poashtu ofrimi i moduleve të certifikuara të trajnimit për mësuesit parashkollor ku përveç kësaj përfshin pajisjen me mobile dhe lodra moderne adekuate në edukimin e hershëm të fëmijëve.