FRANZ SCHAUSBERGER, KËSHILLTAR SPECIAL I KOMISIONERIT JOHANNES HAHN VIZITON ASOCIACIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS



By: Genc Namani

Comments: 0

FRANZ SCHAUSBERGER, KËSHILLTAR SPECIAL I KOMISIONERIT JOHANNES HAHN VIZITON ASOCIACIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS

Franz Schausberger, Këshilltari Special i Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, vizitoi sot Asociacionin e Komunave të Kosovës ku u prit në një takim nga Kryetari i AKK-së, Agim Veliu, dhe Drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në pushtetin lokal në Kosovë, puna që bën Asociacioni i Komunave të Kosovës, raporti i AKK-së me nivelin qendror, roli që ka Asociacioni në ndërtimin e demokracisë lokale në vend si dhe për bashkëpunimin e AKK-së ne organizatat ndërkombëtare

  1. Schausberger i cili ishte i shoqëruar nga z. Felix Rathje, zyrtar nga zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë, i mirëpritën informatat nga përfaqësuesit e AKK-së dhe shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit edhe më të thellë në mes të dy insitucioneve në avancimin e mëtutjeshëm të autonomisë lokalë bazuar në parimet që burojnë nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.