AKK NËNSHKRUAN MARËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME GIZ/ORF PËR PËRKRAHJEN E KOMUNAVE NË HARTIMIN E “PLANIT TË QËNDRUESHËM TË MOBILITETIT URBAN NË KOMUNAT E KOSOVËS”



By: Genc Namani

Comments: 0

AKK NËNSHKRUAN MARËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME GIZ/ORF PËR PËRKRAHJEN E KOMUNAVE NË HARTIMIN E “PLANIT TË QËNDRUESHËM TË MOBILITETIT URBAN NË KOMUNAT E KOSOVËS”

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me programin e Fondit Rajonal për Efiçiencë të Energjisë (GiZ/ORF) mbi përkrahjen e katër komunave të Republikës së Kosovës për hartimin e Planit të Qëndrueshëm të Mobilitetit Urban dhe mbi përmirësimin e lëvizhmërisë urbane në komunat tona.

Ky project, që është i shtrirë edhe në shtete të tjera të Europës Juglindore, ka për qëllim kryesor të hartojë plane veprimi për komunat për përmirësimin e lëvizshmërisë urbane përmes shkëmbimit. Për fillim, komunat që do të përfitojnë nga ky program janë Komuna e Ferizajit, Gjilanit, Podujevës dhe Graçanicës.

Plani i Qëndrueshëm i Mobilitetit Urban trajton problemet e transportit në zonat urbane në mënyrë më efikase. Qëllimi i planit të qëndrueshëm të mobilitetit urban është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të transportit dhe lëvizjeve të tjera (lëvizje të motorizuara dhe jo të motorizuara) me qëllim: – Sigurimi i qasjes së ofruar nga sistemi i transportit për të gjithë; – Përmirësimi i sigurisë; – Ulja e ndotjes së ajrit dhe zhurmës, shkarkimeve të gazrave dhe konsumit të energjisë; – Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të kostos së transportit të personave dhe mallrave; – Kontribuojë në rritjen e atraktivitetit dhe cilësisë së mjedisit urban dhe dizajnit urban për përfitimet e qytetarëve, ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi.

Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban bazohet në një vizion afatgjatë për zhvillimin e transportit dhe mobilitetit për të gjithë grumbullin urban, i cili mbulon të gjitha llojet dhe format e transportit: publik dhe privat, pasagjerët dhe mallrat, mjetet e motorizuara dhe jo të motorizuara, lëvizjen dhe parkingun.