AKK-ja PARTNER NË IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT NË VLERË MBI 1.4 MILION EURO ME CARITAS-in ZVICERIAN



By: Genc Namani

Comments: 0

AKK-ja PARTNER NË IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT NË VLERË MBI 1.4 MILION EURO ME CARITAS-in ZVICERIAN

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të jetë partner i CARITAS-it Zvicerian në implementimin e projektit ‘Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë’.
Vlera totale e projektit është mbi 1.4 milion euro dhe përfituese nga ky projekt mund të jenë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Projekti kryesisht lidhet me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) në veçanti me kapitullin e saj të parë – Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor.
Politikat kryesore të adresuara nga ky kapitull i SKZH-së përfshijnë masat për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në arsimin parashkollor, rritjen e kualifikimit dhe trajnimin e edukatorëve si dhe përmirësimin e rëndësisë së arsimit në kërkesat e tregut të punës dhe fuqizimin e mekanizmave të llogaridhënies nëpërmjet vlerësimit të performancës së edukatorit, inspektimit dhe testeve të jashtme.

Projekti gjithashtu përpiqet të harmonizohet me prioritetet përkatëse të programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit dhe shkencës, si psh. – Reformat strukturore në arsim; – Rritja e pjesëmarrjes dhe qasja e barabartë në arsim; – Kontrolli, sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit; – Menaxhimi i institucioneve të arsimit (përfshirë decentralizimin e vendimmarrjes në arsim); – Integrimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar; – Promovimi i shkencës dhe i hulumtimeve; dhe – Rritja e financimit të arsimit dhe shkencës.